NJOFTIM PËR PJESËMARRJE TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE NË AKTIVITETIN “Konferenca e Hapjes së Projektit të Binjakëzimit me Shkollën e Magjistraturës”

NJOFTIM PËR PJESËMARRJE TË ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE 

NË AKTIVITETIN

 “Konferenca e Hapjes së Projektit të Binjakëzimit me Shkollën e Magjistraturës”

30 shtator 2024, ora 09.00

Salla e Amfiteatrit të godinës “Poli i Drejtësisë”

 

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit, mbështetur nga Bashkimi Evropian, organizojnë Konferencën e Hapjes, e cila shënon pikënisjen zyrtare të implementimit të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i efikasitetit, integritetit dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë me anë të përmirësimit të kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Magjistraturës.”

Aktiviteti do të zhvillohet më 30 Shtator 2024, në orën 09:00 në Sallën e Amfiteatrit të godinës Poli i Drejtësisë, në Tiranë.

Projekti i Binjakëzimit me disa prej institucioneve kryesore të trajnimit gjyqësor në Bashkimin Evropian synon të forcojë efikasitetin, integritetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë duke përmirësuar kapacitetet e Shkollës Shqiptare të Magjistraturës gjatë periudhës 2024-2026 në formimin fillestar dhe të vazhduar profesional.  

 

Duke rritur kapacitetet e saj për të tërhequr më shumë magjistratë të kualifikuar, Shkolla e Magjistraturës do të jetë në gjendje të prodhojë një grup gjyqtarësh dhe prokurorë me cilësi më të lartë, që do të kontribuojnë në forcimin kapacitetet e sistemit gjyqësor për të mundësuar drejtësi efikase, efektive, të drejtë dhe transparente.

 

Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë një interes në fushën e së drejtës, të marrin pjesë në këtë event të rëndësishëm për Shkollën e Magjistraturës. 

 

Luten të interesuarit të dërgojnë një kërkesë për pjesëmarrje në adresën info@magjistratura.edu.al brenda datës 23 shtator 2024.

 

Shkolla e Magjistraturës